Damian Gjiknuri/ Ftohet në Senatin Amerikan: Partneriteti me SHBA është vendimtar në të ardhmen demokratike të Ballkanit

392
Sigal

Ish-ministri i Energjetikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, me ftesë të Senatit Amerikan, ka marrë pjesë në forumin mbi rolin agresiv të Rusisë në rajonin e Evropës Juglindore. Së bashku me të në këtë forum ka marrë pjesë edhe Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko. Lajmi është bërë i ditur nga vetë ish-ministri Gjiknuri, i cili me anë të një postimi teksa publikon foto nga ky samit. Ja postimi i plotë i Gjiknurit: “Në Uashington ku me ftesë të Senatit Amerikan, së bashku me Ministrin e Shtetit për Diasporën Pandeli Majko morëm pjesë në forumin, mbi rolin agresiv të Rusisë në rajonin e Evropës Juglindore. Partneriteti dhe vëmendja e SHBA mbetet vendimtare për sigurinë dhe të ardhmen demokratike të Ballkanit Perëndimor”.