Çfarë dinë kryeministri Rama dhe Basha për njëri – tjetrin dhe ua fshehin shqiptarëve?

851
Sigal

Shumë herë janë hedhur dyshime për marrëveshje të fshehtë midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD-së Lulzim Basha, sidomos pas marrëveshjes që bënë, në prill të 2017-s, kur ende edhe sot nuk janë zbardhur çështjet e asaj marrëveshjeje. Kryeministri Rama e mban peng kryetarin e PD-së Basha, apo ndodh e anasjella, derisa nuk e bëjnë publike? Vallë këto gjëra të fshehta që Rama dhe Basha dinë për njëri – tjetrin, a janë çështje që kanë të bëjnë edhe me shqiptarët e Shqipërisë, sikurse mund të supozojmë, korrupsion, bashkëpunim me krimin, shpërdorim detyre? Kryeministri Rama dje e pohoi publikisht, që ai ka “sekrete” ndaj Bashës, që i mban në sirtar dhe la të kuptohet që i mban aty, për ta mbajtur PENG kryetarin e PD-së. Në një postim në “Twitter”, Rama i thotë rivalit të tij politik të mos shpresojë se do rrijë mbuluar ajo që dinë ata të dy. “E di Artist, keq puna! Po ca nga sikleti se u kape me prasin në dorë këtë herë e ca nga vesi që del me shpirtin dhe ty as nuk të rrihet pa vazhduar të sajosh e të gënjesh. E di, o xhan që ti edhe veten e gënjen si askush, po mos shpreso kot, se do rri mbuluar ajo pjesa që dimë të dy”, – shkruan Rama. Pyetja është: Çfarë është “ajo pjesa e mbuluar që dinë ata të dy”? Ose Rama po luan me blofin, ose duhet ta zbulojë atë që sipas tij e dinë vetëm ai dhe Basha.