Klajda Gjosha: Shqipëria rrezikon të mos ketë datë për konferencë e parë ndërqeveritare, 25 prilli makth

175
Sigal

Në një intervistë të zhvilluar ditën e sotme në një nga televizionet tona kombëtare, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha u shpreh se askush nuk ka bërë me dije se kushtet për tu integruar janë përmbushur.

Sipas saj, zgjedhjet e 25 prillit ishin një makth për shqiptarët dhe theksoi se Shqipëria rrezikon që të mos ketë një datë për konferencë e parë ndërqeveritare.

Pjesë nga intervista: 

Gjosha: Askush nuk ka bërë me dije se kushtet janë përmbushur. Madje mendoj se zgjedhjet e 25 prillit janë një makth i madh për vendin tonë, sepse ishin zgjedhje që goditën rëndë demokracinë në vend dhe nuk i lejuan shqiptarët që të votojnë të lirë. Përpos përdorimit të administratës, ishte përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve duke cenuar edhe sigurinë kombëtare. Ne vendin tonë drejtësia vonohet pa fund që të funksionojë, sidomos lidhur me krimet zgjedhore.

Shqipëria rrezikon që të mos ketë jnë datë për konferencë  e parë ndërqeveritare nga ajo që unë kuptoj nga procesi. Kjo për arsye të kushteve. Ndërsa qeveria nga ana tjetër çdo e gjë cilëson si normale, edhe ikjen e njerëzve nga vendi, sidomos të rinjve. Është një qeveri që falenderon patronazhistët, që në fakt kanë bërë një akt kriminale. Në Shqipëri nuk është parë ndonjëherë ndëshkueshmëri në nivelet e larta. Këtë herë zgjedhjet kanë qenë një kusht dhe ne kemi dorëzuar përditë fakte të reja lidhur me vjedhjen e votave në 25 prill.

Gjosha shtoi se qytetarët kanë votuar, por pohoi se nuk kanë votuar të lirës, pasi kanë pasur presion politik që ua ka ndryshuar dhe manipuluar votën.

Gjosha: Në raport të largimit ne jemi ndër popujt që kemi më shumë të ikur nga vendi, aq sa kahera ia kalojmë edhe Sirisë, që është një vend në luftë. Unë e di se qytetarët kanë votuar, por nuk e di se s atë lirë kanë votuar. Ka shumë njerëz të varfër dhe me probleme dhe shpesh, presioni politik bën që në moment të fund ta ndryshojnë votën e tyre dhe t’ua manipulojnë votën. Unë shpresoj që institucionet që merren me zgjedhjet në vend të marrin një vendim të pavarur bazuar në faktet që kemi dërguar të gjithë atje.