Cërrik, Toska: Punësimi dhe strehimi, prioritet për Bashkinë e re

58
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Cërrikut, Altin Toska zhvilloi një bashkëbisedim me banorët e lagjes Nr. 2, në Malasen. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Toska u njoh nga afër me kushtet e vështira ku ata jetojnë dhe u premtoi banorëve të kësaj lagjeje, se punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për këtë komunitet dhe se bashkia e re do të angazhohet me projekte të ndryshme për këtë komunitet.
“Ju keni shumë probleme me papunësinë, strehimin, furnizimin me ujë të pijshëm, mungesën e infrastrukturës rrugore, ndriçimin, moslegalizimet e banesave e shumë shërbime të tjera. Unë ju garantoj se do t’i zgjidhim të gjitha problemet së bashku. Punësimi dhe strehimi do të jetë prioritet për Bashkinë e re. Kanë filluar punimet në ujësjellës, që para zgjedhjeve të 21 qershorit që të furnizoheni me ujë të pijshëm, dhe mos të ketë kufizime. 
Unë ju premtoj që në bashkëpunim me qeverinë, do të legalizojmë dhe restaurojmë shtëpitë tuaja, do të ndriçojmë rrugët pranë banesave tuaja, si dhe mç kryesorja, do të restaurohen akset rrugore Elbasan-Banjë si dhe Gostimë-Mollas. Bashkia e re do të angazhohet me projekte të ndryshme për këtë komunitet, pasi ka edhe mbështetjen e qeverisë. Të gjithë jemi një, nga Selita në Cërrik. Është bashkia juaj, bashkia jonë”, u shpreh Toska.