CDU-CSU: Ja pse vumë 9 kushte Shqipërisë

493
Sigal

Gjermania: Rezoluta e Bundestagut është shuplakë më e fortë se një vit më parë, me Ramën në qeveri, Shqipëria rrezikon.Presidenti Macron i përmend rritjen e azilkërkuesve në Francë.Mediat gjermane : Franca do të thotë “JO!

Reagimi zyrtar/ CDU-CSU: Ja pse kemi vendosur 9 kushte për Shqipërinë

Partia më e madhe qeverisëse në Gjermani, CDU-CSU, në një njoftim zyrtar ka sqaruar vendimet e marra një ditë më parë bashkë me SPD-në, aleatin e majtë të madh në qeverisje. Mes vendimeve është edhe ai për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe miratimin e 9 kushteve me qëllim që më pas të hapen negociatat edhe për Shqipërinë. Për Maqedoninë e Veriut thuhet se do nisin negociatat, por për Shqipërinë thuhet se janë vendosur kushte të forta. ‘Ne kemi rekomanduar hapjen e bisedimeve të pranimit me Republikën e Shqipërisë. Sidoqoftë, ne kërkojmë kritere shumë më të rrepta se me Maqedoninë e Veriut: funksionimi dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë duhet të rivendoset dhe duhet miratuar vendimi për reformën zgjedhore. Deri në hapjen e vërtetë të kapitujve, duhen përmbushur kushte të tjera, siç është fillimi i procedurave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Prandaj në negociata, kapitujt që do hapen të parët dhe të mbyllen së fundmi do lidhen me sundimin e ligjit dhe drejtësinë,’ thuhet në njoftim.