Vladimir Shyti: Sindikatat, si mumiet e Egjiptit

610
Sigal

Sindikatat, si mumiet e Egjiptit

Pas një avarie të ndodhur në Hekurudhën Shqiptare u mblodh komisioni disiplinor për të shqyrtuar çështjen. I pranishëm ishte dhe një përfaqësues nga sindikata jonë, i vetëshpallur ose i caktuar nga organet drejtuese. Pjesa më e madhe e punonjësve, që e kishin takuar nuk e kanë vënë re ose i shmangeshin me një ndjenjë mospërfillëse. Ai qëndronte përballë makinistit dhe ndihmësit të tij, duke u dhënë atyre një ftohtësi në shpirt, një lloj ankthi të fshehtë që u paralizonte dorë e zemër. Dhe secili prej atyre e ndjente menjëherë, se ajo zymtësi dhe heshtje prej mumieje ishte gremina e tyre. Askush nuk e ndjente veten mirë, sepse sindikalisti nuk mund t’i mbronte ata aty ku kishin të drejtë, sepse fatkeqësisht nuk i njihte mirë rregulloren teknike hekurudhore të makinistit dhe ndihmësit të tij. Gjatë tërë séancës,s i avokat mbrojtës, gjithmonë aty ku puntori ka të drejtë, ai nuk foli as dhe një fjalë. Dhe kur mbaroi shqyrtimi i çështjes diçka mërmëriti më shumë me veten nëpër dhëmbë dhe u largua me besimin se gjithçka e kishte kryer, sigurisht vetëm në mendimin e tij. Por, ky shkrim nuk vlen vetëm për atë, të gjithë sindikatat në Shqipëri janë kthyer në mumie, duke mbështetur punëdhënësit ose partitë e tyre. Makinisti hekurudhor përballet çdo ditë më lloje vështirësish nga më të ndryshmet, ndaj dhe kërkon pak vëmendje. Ata as dhe njëherë të vetme s’e kanë braktisur punën, duke përballuar trysninë tejet të nxehtë që është krijuar kohët e fundit në linjat hekurudhore. Madje, edhe kur makinisti foli disi i nervozuar mbrojtësit të tij, ai iu kthye me fjalë të ashpra, duke mbrojtur dinjitetin e tij. Nuk arriti të këmbente dy fjalë, ishte aq i shpenguar në çdo formë edukate e mirësjelljeje sa të pranishmit u ndjenë të pakënaqur e të çuditur me përfaqësuesin e tyre sindikalist. Dhe më e habitshme është ndëshkimi dyfish i makinistit edhe nga inspektorati, që ishte e drejtë, gjithashtu edhe nga drejtoria e sektorit rajonal, pra dy ndëshkime për një gabim, ku kishte dhe të tjerë shkaktarë. Ne makinistët i lutemi sindikatës që të jenë më afër halleve të punonjësve ose në mos, ta lënë detyrën, sepse lëkura jonë nuk mban më gërvishje.