Çako: Policia nuk ka pajisje përgjimi

60

Teksa ka marrë fjalën në Komisionin e Sigurisë Kombëtare ku është thirrur për të dëshmuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako, hodhi poshtë pretendimet se ekziston një pajisje përgjimi që përdoret nga policia. Ai nënvizoi se policia nuk ka pasur dhe nuk ka pajisje të përgjimit telefonik.

“Ka nisur një procedim penal që jam vënë në dijeni dhe në zbatim të ligjit kam vënë në dispozicion kapacitetet njerëzore dhe dokumentarë. Çdo element që kërkon zbardhjen e kësaj çështje, unë do ja jap Prokurorisë. Që në momentin që jam vënë në dijeni, kam vënë në dispozicion gjithë Policinë e Shtetit dhe jam i hapur për t’i shërbyer hetimit. Policia e Shtetit nuk ka pasur pajisje përgjuese”, u shpreh Çako.