Bushati me ‘skype’ sqaron të rinjtë: Marrëveshja me Greqinë do jetë më e mirë se ajo e 2009-tës

98
Ministri i Jashtëm Dimtmir Bushati ka folur sërish sot në lidhje me marrëveshjen me Greqinë.
Përmes platformës së bashkëqeverisjes Bushati u shpreh përpara disa të rinjve ekselentë se marrëveshja që do të nënshkruhet Me Greqinë do të jetë më e mirë se ajo që ka bërë qeveria Berisha në vitin 2009.
“Të gjitha këto çështje e kanë bazën te ligji i Luftës. Do të ketë një marrëveshje më të mirë se ajo që u arrit në 2009-tën.
Siç dihet në këtë vit qeveria Berisha ka njekur një metodë të baraslargisë së ndarjes së detit, ndërsa ne duhet që të ndjekim me përpikmëri vendimin e marrë nga ana e Gjykatës Kushtetuese, duke e alternuar këtë me vendimet e konventave ndërkombëtare.
Çdo diskutim në media apo në hapësirën publike për 12 miljet apo shitjen e zonave që janë të pasura me naftë janë shpifje. Marrëveshjet do të bëhen në bazë edhe të asistimit nga ana e Presidentit.
Sali Berisha dhe eksponentë të tjerë kanë pretenduar se nuk ka një ligj lufte me Greqinë, gjë që nuk është e vërtetë”, u shpreh Bushati përpara të rinjve.
Duke iu referuar faktit të negociatave Bushati u shpreh: Është shumë e vrëtetë që BE për raste të tilla nevojitet një consensus për vijimin e procesit të çeljes së negociatave. Nuk e kemi ndjerë veten në asnjë moment të kërcënuar.