Bruksel/ Ministrja Gjosha takon eurodeputetët Kukan & Fleckenstein,reforma në drejtësi, hap i madh për Shqipërinë

519
Sigal

Ministrja Gjosha: Konkretizimi i reformës  kërkon vazhdimin
e  dialogut politik konstruktiv

Gazeta Telegraf/


Eurodeputetët: Nevojitet  
implementimi   i   reformës   në  
drejtësi   me rezultate të prekshme nga qytetarët.

 

 Eurodeputetët, vlerësuan maksimalisht
miratimin konsensual të reformës në drejtësi, duke e konsideruar si
një në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Eurodeputetët, vunë theksin
te domosdoshmëria e implementimit të kësaj reforme, duke mundësuar rezultate të
prekshme nga qytetarët.

Në këtë kontekst, Ministrja e Integrimit
Europian, znj. Klajda Gjosha, u shpreh se Shqipëria është e vendosur të
konkretizojë zbatimin e reformës në drejtësi,   përmes  
procesit   të   integrimit.  
Ministrja   Gjosha,   theksoi   se
domosdoshmëria   e   dialogut  
politik   konstruktiv   i   shërben  
pikërisht   këtij procesi.

“Ky dialog   dhe vullnet pozitiv i
treguar për reformën në drejtësi, është idomosdoshëm të vazhdojë edhe me ligjet
e tjera që duhet të miratohen, pasi i   shërben  
të   gjitha   palëve   politike,  
por   dhe   të   ardhmes   së 
vendit”,   tha Ministrja Gjosha.

 

Ministrja   theksoi  
se   implementimi i reformës në drejtësi do të kërkojë kohë, por
shprehu   bindjen se përmes kapitujve 23 dhe 24 të cilët lidhen

drejtpërdrejt me shtetin e së drejtësi,
zbatimi i saj do të bëhej më konkret. “Prandaj dhe për ne është me shumë
rëndësi, marrja e një rekomandimi

pozitiv për çeljen e negociatave me BE-në
pikërisht me këto kapituj, të cilët në fakt do të jenë të parët që do të
hapen dhe të fundit që do mbyllen”, tha

Ministrja Gjosha. Ministrja u shpreh se
Shqipëria meriton një raport pozitiv nga Komisionin Europian dhe se marrja
e rekomandimit do të  ishte shtysa me e mirë, për të

vazhduar rrugën e reformave shtetndërtuese,
të cilat i shërbejnë të ardhmes së vendit dhe qytetarëve. Eurodeputetët
inkurajuan Shqipërinë  për të ecur përpara me procesin e integrimit,
duke nënvizuar se ky moment pozitiv duhet përdorur pikërisht në funksion
të së ardhmes europiane. Gazeta Telegraf/