Braimllari: Ahmetaj, një nga ata që di t’i rrjepë mirë qytetarët

150

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari komentoi emërimin e Arben Ahmetajt si ministër Shteti për Rindërtimin.
Gjatë një interviste për “FaxNews”, Braimllari e quajti këtë lëvizje të kryeministrit Edi Rama tallje me qytetarët. Sipas tij, kryeministri emëron njerëz që dinë vetëm të rrjepin buxhetin e shtetit.

“Të heqë rrogën e 13 të një punonjësi dhe të shtojë rrogën e një ministri, duket qartë që është një lëvizje e Edi Ramës që kërkon të tallet me qytetarët dhe me dhimbjen e tyre. Nuk është nevojshme të krijohet një pozicion ministror kur i kemi strukturat. Thjesht një moment tallës me qytetarët dhe kjo është shumë e rëndë për këtë krizë.
Ai tallet me banorët duke bërë batuta dhe duke vënë në dukje varfërinë e tyre. Kjo është fatkeqësi kombëtare. Ndaj është momenti që një orë e më parë të largohet ky kryeministër. Ai është përgjegjësi kryesor i 51 viktimave në vend. Sepse kjo ishte një fatkeqësi e paralajmëruar.
Pas 2 javësh ai krijon një ministri të vërtetë, halli i tij është ku të emërojë njerëzit e tij dhe jo të zgjidhë hallet e njerëzvë. Ai emëron njerëz që dinë shumë mirë të rrjepin buxhetin e shtetit dhe qytetarët”.

“Rama po bën shoë. Ishte shumë e rëndë kjo ngjarje. Unë mbaj mend vetëm 11 Janarin kur u mbytën trupat në Kanalin e Otrantos, por nuk pamë varrim live. Kjo është e rëndë.
Nuk mundet shqiptari edhe në kulturën e tij ta durojë këtë gjë. Kërkon që me shoën e tij të ngrejë imazhin e rrënuar. Ne kemi kërkuar që prokroria të hetojë Edi Ramën për mos-veprim në 21 shtator. Përgjegjësia është drejtpërdrejt e Edi Ramës”, tha ish-deputeti. Opozita nuk ka tentuar kursesi të bëjë politikë me këtë ngjarje, ftesa e Edi Ramës ëhstë ftesë politike. Ai filloi ta përdorë politikisht këtë situatë. Ne nuk kemi kërkuar të bëjmë politikë në asnjë moment sepse kjo është një fatkeqësi që prek qytetarët”.