Blerja që kushtoi 47.6 milionë dollarë me prokurorin të drejtpërdrejtë

420
Sigal

Superblerjet e Fullanit-Hotel “Dajti” blerja e paparashikuar në buxhetin e Bankës së Shqipërisë!

Vlera: 41.4 milionë dollarë!! Përsëri me “prokurim të drejtpërdrejtë”, përsëri pa garë. Blerja tek qeveria e Berishës! Shpenzimet për hotelin-Bankë, pas 2 vitesh shtohen me miliona dollarë! Ja vendimi i parë. Skandali “Fullani”-prova të tjera, të reja. Vendimi i Guvernatorit Fullani: Procedura e veçantë e prokurimi me vlerë 12. 000. 000 euro pa tvsh!!!! Deri tek ky vendim vlera e parave publike të harxhuara nga Fullani për të blerë, rindërtuar, ripërshtatur, marrë me qira godina, shkurt për tulla-llaç dhe zyra komode: vlera: 12 milionë euro+ 41.5 milionë USD+ 1.5 milionë USD+ 2.8 milion USD+ 1.8 milionë  USD= 12 milionë euro dhe 47.6 milionë dollarë! Vendimi i fundit që në fakt është i pari i serisë së vendimeve të Fullanit për të blerë, rindërtuar, ripërshtatur, marrë me qira zyra e godina, ka të bëj me rindërtimin e godinës historike të Bankës së Shqipërisë! Edhe kjo me procedurë të veçantë prokurimi dhe jo me garë të hapur!  E përzgjedhura e Guvernatorit është kompania ACMAR, e njëjta kompani që ende nuk ka mbaruar e dorëzuar 2 lote të rrugës Plepa Rrogozhinë! E lobuar fort nga një prej njerëzve më të pushtetshëm në këtë vend, njëri prej ortakëve në klanin financiar ku shërben guvernatori Fullani, duket se edhe në kontratën me bankën po del jashtë afateve kontraktuale. Sipas tabelës afati i përfundimit të Bankës së Re është 4 Dhjetori i këtij viti!  Por nuk ka gjasë pavarësisht parave lumë dhe çmimeve tejet të shtrenjta!Zbardhja e vendimit të BSH-së për blerjen e Hotel Dajtit. “Këshilli mbikëqyrës, Vendim nr 40, datë 16.06.2010 “Për miratimin e procedurës së prokurimit të drejtpërdrejtë për blerjen e pasurive të paluajtshme shtetërore ish -Hotel Dajti nga BSH-ja, Vendosi, Të miratojë përdorimin e procedurës së Prokurimit të drejtpërdrejtë me kandidimin Ministria e Financave për realizimin e blerjes për nevoja të BSH të pasurisë së paluajtshme shtetërore të ish-Hotel Dajti. Fondi i nevojshëm për realizimin e objektit të prokurimit sipas pikës “I” të këtij vendimi të jetë jo më shumë se 4.148.400.000 lekë, ose 30 milionë euro.