Bledi Çuçi, ministri i Bujqësisë: Zero tolerancë ndaj kujtdo që abuzon, ftoj qytetarët të denoncojnë

448
Sigal

Ministri Çuçi dje u shpreh se siguria ushqimore është pjesë e sigurisë kombëtare dhe toleranca do të jetë zero ndaj kujtdo që abuzon.

Bledi Çuçi, ministri i Bujqësisë: Kur vjen fjala tek siguria ushqimore zbatimi i ligjit do të jetë pa kompromis. Zero tolerancë ndaj kujtdo që abuzon me cilësinë e produkteve që ne konsumojmë. Siguria ushqimore është një komponent i rëndësishëm i sigurisë kombëtare, prandaj ne do të bëjmë çdo pë​rpjekje që shqiptarët të konsumojnë produkte me standarde. Sipas burimeve të mirinformuara, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi së shpejti do të fillojë një reformë të thellë edhe në strukturat e ministrisë dhe këto burime thonë se ndryshimet do të fillojnë nga zëvendësimi I drejtorit të AKU. Siç dihet AKU deri tani më shumë ka bërë show me aksionet e saj, ndërkohë që abuzimet me produktet ushqimore janë të mëdha, sidomos ushqimet që vijnë nga importi, ku dhjetëra kontejner me mish nga Brazili janë me salmonelë, por AKU bën kontrolle sporadike, nuk publikon emrat e kompanive dhe të pronarëve që importojnë mish me salmonelë, pasi shumë drejtuese të Ministrisë dhe të tjerë ndoshta janë pronarë të vërtetë të kompanive që importojnë ushqime të pasiguruara. Po kështu, perimet dhe frutat në Shqipëri nuk kanë analiza për përmbajtjen e elementëve kimikë nga spërkatjet dhe plehërimet kimike, të cilat, kur u bëhen analizat në tregjet evropiane ku eksportohen, rezultojnë të kenë përqindje të lartë të rrezikshme me pesticide dhe element kimikë. AKU me urdhëresat e saj ka nxitur edhe monopolizimin e thertoreve, duke i detyruar fermerët, që për një dele, të shkojnë dhjetëra kilometra larg, për të therur edhe një qengj në thertoret e monopoleve të deputetëve, zyrtarëve të lartë.