Bild publikon tjetër përgjim, Avdylaj kërcënon punonjësit tek Ujësjellësi: Më thuaj kush janë të PD-së, ti shkundim…

489
Sigal

Gazeta më e madhe në Europë, gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme të manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri.

“Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përket aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri,” shkruan Bild.

Në telefonatën e parë shihet se si bëhet presion për blerjen e votave të punonjësve të Ujësjellësit në Shijak. Biseda zhvillohet mes Astrit Avdylit dhe Ivo Doçit, Administrator në Ujësjellësin e Shijakut.

PERGJIMI

Astrit Avdylaj: Mirëmbrëma, Astriti jam.

Ivo Doçi: Astrito si ja çove, si je, ça bën ti?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ju mirë?

Ivo Doçi: Mirë rrofsh, ja sa erdha në shtëpi.

Astrit Avdylaj: Dëgjo tashti, unë isha një çik sot te ai në Durrës (Vangjush Dako). Jam këtu me Elton Arbanën dhe me Dor Gallarin, edhe nesër kur të kesh kohë ti, du me fol një çik, tu pa listën, ça ke aty punonjës, edhe kundra që mund ti kesh të PD-së aty, ndonjë aty te puna.

Ivo Doçi: E kuptoj.

Astrit Avdylaj: I du të gjithë ata emra që mund të kesh kundra.

Ivo Doçi: I kam nda unë, i ke të ndarë komplet.

Astrit Avdylaj: A ashtu, këtë kërkoj unë.

Ivo Doçi: I kam bërë para unë, kshu që i ke gati

Astrit Avdylaj: Eee ashtu. Kur të kesh kohë, se duhet me i thirr atyre që ti tundim nga një çik.

Ivo Doçi: E kuptoj, s’bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: O te puna, o të na japin votën, ose të ikin te shpija.

Ivo Doçi: As bëhet fjalë fare.

Astrit Avdylaj: Kupton?

Ivo Doçi: I ke të ndarë, i kam bërë gati të gjitha. Edhe kush ka hyrë në punë, edhe kush ka qenë, i kam ndarë të gjitha komplet. I kam kshu me kompjuter të punume.

Astrit Avdylaj: Ok du të mi qethësh me një fjalë edhe.. a më kupton?

Ivo Doçi: Patjetër. Të bëj unë telefon nesër.

Astrit Avdylaj: Mirë vëlla, natën e mirë, na fal për…

Ivo Doçi: Ça thu mo.. çfarë na fal, i madhe je

Astrit Avdylaj: Hajt natën e mirë vëlla.