Berisha: Rama sot foli si këlysh i rrahur, herës do leh si këlyshë i sëmurë

453
Duke folur nga foltorja e Kuvendit, ish-kryeministri Berisha iu përgjigj deklaratës së Ramës për reformën në drejtësi. Ai tha se reformën në drejtësi tashmë do ta udhëheqë opozita dhe do të bëhet sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. “Reformën në Drejtësi e pengon Surreli, e pengon CEZ-i. Reformën në Drejtësi e bllokon pallati i familjes së zonjës Rama, për të cilën nuk ekziston asnjë faturë. Tani reformën do ta udhëheqë opozita. E udhëhoqët, dështuat në mënyrën më të turpshme, a doni reformë? 
Ne do të udhëheqim me ndershmëri, me parime, asgjë tjetër vetëm atë që tha Venecia”, u shpreh Berisha.Berisha citoi edhe reagimin e Elvis Rroshit, pas deklaratës së Ben Blushit se ishte kërcënuar nga kryebashkiaku i Kavajës. “Hedh gurin dhe fsheh dorën. Lexoni pak statusin e atij që nuk shkruan dot dy fjalë. Është fjalë për fjalë e shkruajtur prej tij(i referohet Edi Ramës). Nuk kalohet në këtë mënyrë. Unë i them Edi Ramës se ka folur sot këtu si këlysh i rrahur. Por herën tjetër do lehësh si këlyshi i sëmurë, je në rrokullisje të pashpresë”, deklaroi Berisha.
Sigal