Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 2.4 vjet burg Haxhi Giun, ish-prokurorin e Krujës që akuzohet për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.
Prokuroria kishte kërkuar 4 vjet burg për ish-prokurorin Haxhi Giu. Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar që ai të mos lejohet që të ushtrojë detyrën për 3 vjet. Veç kësaj, organi i akuzës kërkoi 2 vjet burg për Aleks Shporrin. Giu u arrestua nga Policia e Tiranës më 2 dhjetor së bashku me Aleks Shporrin, vëllain e personit nën hetim për të cilin do të merrte ryshfetin. Ai ka tentuar t’i marrë vëllait të një të arrestuari shumën prej 29 mijë eurosh, me qëllim lehtësimin e akuzave dhe lirimin nga burgu. Prangosja e Prokurorit të Krujës u bë pas urdhër-arrestit nxjerrë në mungesë për llogari të njësisë antikorrupsion pranë Krimeve të Rënda.





















