Berisha: Puçi i Ramës asgjësoi Gjykatën Kushtetuese

525
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi, se nga pardje shqiptarët nuk do të kenë më Gjykatë Kushtetuese. Berisha: “Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese puç anti-kushtetues i Edvin Kristaq Ramës dhe narkoshtetit të tij! Të dashur miq, Shqipëria nga dita e djeshme nuk ka më Gjykatë Kushtetuese, organi përgjegjës sipas Kushtetutës së vendit për garantimin e kësaj të fundit si dhe lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Ky është një puç i vërtetë antikushtetues, vepër makabre kriminale e Edvin Kristaq Ramës, i cili pasi u bë kryegjykatës dhe kryeprokuror i Shqipërisë, përdori vetingun për të rrëzuar institucionin e fundit kushtetues, që nuk varej prej tij. Sot në Shqipëri, i gjithë pushteti ekzekutiv, gjyqësor dhe legjislativ, njëlloj si në ditët më të zeza të diktaturës është në duart e një kryekrimineli, që nuk njeh norma, kufij, apo standarde për pushtetin e tij personal. Përdorimi i vetingut, në sy të mbarë shqiptarëve dhe botës, jo për të reformuar pushtetin gjyqësor, por për të eliminuar institucionet kushtetuese është një akt makabër për vendosjen e plotë të narkoshtetit në Shqipëri. Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe puçin antikushtetues të Edvin Kristaq Ramës dhe klikës së tij, ftoj qytetarët të ngrihen në lartësinë e guximit të tyre dhe të flakim sa më parë kalbësirën e tij! sb
Sigal