Qesaraka dhe Fresku mirëpresin ndryshimin në Tiranë/ Qytetarët e tregojnë mbështetjen ndaj Belind Këlliçit

101
Sigal

Qesaraka dhe Fresku, janë zona të lënë në harresë. Rrugë të amortizuara, zhvillim urban pa plan, trotuare të dëmtuara dhe mungesë hapësirash pushimi për banorët. Këto, disa nga problematikat që banorët e zonës ndanë me kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. Ky tur kishte dhe befasi, për arsyen se është live dhe mes njerëzve. Belind Këlliçi takoi edhe qytetarë, të cilët pasi e ndoqën në rrjetet sociale, u ndalën për ta takuar dhe shprehur mbështetjen për zgjedhjet e 14 majit.

“Po të ndiqja live, vetëm se ishe në lagje dhe erdha të takojë. Urime edhe mbarë. Po të shihja live në Facebook! Të uroj fitore!” -u shpreh një i ri, që takoi Belind Këlliçin. Kandidati i opozitës u shpreh se të tilla takime janë sondazhet reale të mbështetjes qytetare.

“Të falenderoj shumë! Na pe në Facebook?! E sheh çfarë pune ka bërë Facebook, e ka parë live, isha rrugës thotë, e mora vesh që je në lagje dhe erdha të takojë. As njihemi, asnjë gjë. Sondazhi më i mirë, lëre çfarë sheh në televizor, sondazhi më i mirë është kjo, ndalojnë njerëzit punët e veta dhe vijnë na takojnë. Do fitojmë patjetër”-tha Belind Këlliçi.

Teksa ecte rrugëve të Qesarakës, takon një shqiptar i Strugës, që jeton në Alaska të SHBA, vend ku ishte njohur gjithashtu me projektin e Belind Këlliçit për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej.

“Jetoj në Alaska. Të kam parë nga atje,  paramendo. Po për Zotin! Projekti tënd te sheshi, që do bëje ato, e kam ndjekur. Tashi ka dy ditë që kam ardhur! Do rri një muaj tani. Unë në fakt jam prej Struge. Tash sa u bëra dhëndër Tirane u bëra. Do marrë shtetësinë këtu dhe do bëjmë gjëra të bukura”,-u shpreh i riu shqiptar. “Unë s`jam as demokrat as socialist, unë jetoj në Londër. Jam tu të thënë që je shumë djalë zotni, di me fol me norma”,-u shpreh qytetari i kthyer nga Anglia për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

Pasi shtrëngoi duart me qytetarë e sipërmarrës në këtë zonë, Belind Këlliçi zhvilloi një takim me banorë të Qesarakës, ku përsëriti angazhimin e tij, që pas 14 majit, transporti publik do të bëhet falas.

“Pas 14 maji autobusi do të jetë falas për të gjithë Tiranën. Në qytet dhe në fshat. Ku do i gjej lekët Belind Këlliçi thonë! Fare lehtë, do i heq nga inceneratorët do t`ua jap juve. Do t`i heq nga tenderat që vjedh bashkia e Tiranës do t`ua jap juve”- u shpreh Këlliçi.

Ai shtoi gjithashtu, se ky shërbim do të modernizohet, ndërsa deklaroi se kjo është një praktikë që ndiqet nga 250 qytete të botës. “Ne do të investojmë në modernizimin e autobusëve, në modernizimin e flotës. Do të bëjmë të mundur që stacionet e autobusëve të kenë një orar të afishuar, do t`i lidhim me GPS me autobusin, që ta dinë njerëzit kur vjen, sa vonon autobusi. Të keni një shërbim dinjitoz, nuk na mungon asgjë. Dhe t`u them diçka, se kam shpikur unë, e kanë 250 qytete të botës këtë praktikë”.

Duke prezantuar pesë prioritetet e programit të tij për Tiranën, Belind Këlliçi theksoi nënkalimin te“Sheshi Skënderbej”, që do të zgjidhë problemin e trafikut në qendër të kryeqytetit.

“Çfarë vuani ju diçka tjetër, që nuk e kemi përmendur deri tani? Trafikun e tmerrshëm. Rrugës kur po vija këtu, ishte e rruga e bllokuar. Çmenduri, ditë  e shtunë, ishte ora 7:20 e mbrëmjes, trafiku bllokuar gjithë rrugët. Do të ndërtoj nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, për të shfryrë fillimisht 60% të trafikut në qendër dhe më pas valë-valë, do të lirohet trafiku në të gjithë Tiranën duke lidhur bulevardin “Zogu i Parë” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dhe duke bërë të mundur, në pikat kyçe të qytetit, ku janë pikat nevralgjike për sa i përket ngarkesës së trafikut, ne të ndërtojmë edhe nënkalime për këmbësorët. Jemi i vetmi vend ku semafori hapet njëkohësisht edhe për këmbësorin edhe për makinat. Kjo është e padëgjuar”-u shpreh Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës.

14 maji do të jetë dita e ndryshimit për Tiranën.

“Ne e kemi mundësinë ta parandalojmë këtë të keqe të madhe. Vetëm 15 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Ne do të fitojmë në 14 maj, sepse ne do të shpëtojmë fillimisht Tiranën në 14 maj. Do hapim një kapitull të ri për Tiranën në 14 maj, dhe ne më pas do të shpëtojmë gjithë Shqipërinë. Për Erion Veliajn nuk dua të zgjatem. E njihni ju mirë, flet vet mirë ish-komuna juaj, flet vet mirë Qesaraka, flasin rrugët këtu, flet mungesa e ndriçimit, flet mungesa e investimeve, flet mungesa totale e vëmendjes ndaj qytetarit”- u shpreh Këlliçi.

Për Erion Veliajn, Belind Këlliçi përsëriti ftesën për t`u përballur në debat publik, ku secili, përballë qytetarëve, të tregojë jo vetëm ofertat për Tiranën, por njëkohësisht të flasë edhe për arsimimin e vet.

“Nga Qesaraka, nga Fresku, e ftoj Erion Veliajn publikisht të vij në debat publik. Ta zgjedhë vetë televizionin, po ku të dojë ai, në Bashki të Tiranës po deshi. Le të marri dhe Ndragehtan me vete, le të marrin dhe mafien e betonit me vete, edhe unë do të jem I vetëm me ekipin tim, me zonjat, me zonjushat, me burrat e gratë e nderuar, specialistë, ekspertë, të cilët kanë hartuar programin më të mirë. E ndërkohë e ftoj në debat publik për të folur për Tiranën, për të folur për bilancin e punëve në këto 8 vjet dhe punët në 4 vitet e ardhshme. E ftoj dhe për një çështje tjetër, për të folur për shkollimin e tij dhe shkollimin tim, me që ai ka ngritur pikëpyetje për shkollimin tim”- tha Këlliçi.

Edhe në Qesarakë, Belind Këlliçi u bëri thirrje qytetarëve, të mos e shesin votën në 14 maj, duke refuzuar gjithashtu intimidimin.

“Ndaj unë nga këtu sot, i lëshoj një thirrje të gjithë punonjësve të administratës publike në mënyrë të veçantë të bashkisë Tiranë dhe të gjithë atyre, që çdo ditë kërcënohen çdo ditë me bukën e gojës. Kur të shkoni te kutia e votimit, jeni vetëm ju dhe Zoti, askush tjetër. Mos e shisni dinjitetin, mos shisni të ardhmen tuaj për bukën e gojës apo për 50 mijë lekë të vjetra. Mos, sepse ky vend po rrokulliset po shkon drejt humnerës. Mendoni fëmijët tuaj, mendoni të ardhmen tuaj”.

Silva Caka, si banore e zonës, por edhe si kandidate për këshillin bashkiak, tregoi se Qesaraka dhe gjithë zona e Dajtit janë braktisur nga Erion Veliaj, duke shtuar se ndryshimi në 14 maj, do të vijë nga kjo zonë.

“Unë jam shumë  e bindur që fitorja do të fillojë nga Dajti, për shumë arsye. Këtu ka një mungesë infrastrukture të jashtëzakonshme. Dhe tani që po ecnim, ishte shumë e vështirë të ecnim tre veta në një trotuar. Këtu ekziston vetëm një kopësht një çerdhe, pasi më falni shumë për mungesën e modestisë, po mbasi e kam premtuar në fushatën e 2021, dhe pas fjalëve të mia u grit. Dhe ai që u ngrit, çfarë u ngrit! Në pronën e pronarëve të “Dajtit”, se ju e dini më mirë se unë, që realisht ka vetëm 120 vende si për fëmijët e kopshtit si për fëmijët e çerdhes. Kjo është lagjia që popullohet masivisht nga çiftet e reja që kanë fëmijët e vegjël. Ku do shkojnë”- tha Caka.