Berisha: Në Shkodër do shpërthejë më keq se në Elbasan, Rama kumbar i krimit

261
Seanca e sotme në kuvend është mbyllur me tension mes PD-PS, aty ku u shty për të enjten e ardhshme, votimi i komisionit për Reformën Zgjedhore. Nga jashtë kuvendit, ish-kryeministri Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Kryeministrit Rama, duke e cilësuar këtë të fundit si kumbar të krimit.
Por ish-kryeministri është shprehur se pas shpërthimit të situatës në Elbasan, qyteti tjetër ku krimi është agresiv dhe pritet të shpërthejë situata është në Shkodër. Sipas tij, çdo ditë biznesi po ikën nga ky qytet dhe po ja dorëzon bizneset krimit.
”Po del e qartë si drita e diellit çdo ditë se Shqipëria është në darën e tmerrshme, sundimin e plotë të qeveritarëve të drogës dhe krimit. Në këtë kontekst dua të ju them se ajo që shpërtheu në Elbasan, dy herë ne strehë, më agresive është në Shkodër. Nga ky qytet po ikin bizneset, po ia dorëzojnë krimin. Trafikantët bëjnë ligjin në çdo sekondë të 24 orëshit. Vlorën e patë vetë në çfarë katandisje është. Deklarata ime është kjo: Shqipëria ka një krye të meduzës së krimit të organizuar i cili është Edi Rama. Çdo deklarata e tij, nuk e ndihmon luftën ndaj krimit, por i jep strehë atij që është koka e meduzës. Për mua, kryekumbara i Shqipërisë është Edi Rama. Nëse flasim për krimin, duhet të flasim për Edi Ramën”.