Berisha: Mungesë transparence ndaj publikut për krimin e shëmtuar në Lazarat

429
Me anë të nj postimi në rrjetin e tij social Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si mungesë transaperence ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Lazarat, ku si pasojë mbeti i vrarë një efektiv polici e forcave RENEA dhe dy të tjerë u plagosën. Berisha shprehet se ne listën e te kërkuarve figurojnë dhe persona qe prej muajsh gjenden ne burg. Ne këto kushte i bej thirrje Prokurorisë te hetoje dhe zbardhe sa me shpejt dhe me transparence te plote rrethanat.
“Ngjarja e sotme në Lazarat, në të cilën u vra një efektiv i RENEA-s dhe u plagosën dy policë të tjerë ishte një krim i shëmtuar. Duke shprehur të gjithë solidaritetin tim me forcat e rendit dhe Prokurorinë e Shtetit për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të krimineleve autor të këtij akti, me duhet të denoncoj gjithashtu mungesën pothuaj të plote të transparencës para publikut të tronditur, të rrethanave dhe dinamikës të kësaj ngjarje të rende kriminale, a thua se kemi të bejme me një ngjarje private. Kështu, thuhet se personi i kapur gjatë kontrollit të të cilit është gjuajtur mbi policët në postbllok, Xhulio Ilir Malo nuk është fare nga Lazarati por nga Kodër Tepelena. Policia ka dalë tani me një liste prej rreth 20 personash. Nuk përjashtohet mundesia që midis tyre të jenë dhe autorët e krimit, por këta persona prej shumë muajve janë në kërkim e madje ndonjë prej tyre thuhet edhe në shoqërim të ndonjë pushtetari. 
Përvec këtyre, në listën e të kërkuarve figurojnë dhe persona që prej muajsh gjenden në burg. Së fundi, mësohet se disa nga personat në listë kanë shkuar vetë në komisariatin e policisë së Gjirokastrës për të provuar se nuk kanë asnjë lidhje me ngjarjen e sotme apo me ndonjë ngjarje tjetër. Pra duket se Policia po përsërit historinë e listës së një viti më parë. Gjithashtu dihet se prej disa javësh drejtori i policisë së Gjirokastrës është njoftuar se ka fjalë se po futen armë në Lazarat. Në këto kushte i bëj thirrje Prokurorisë të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt dhe me transparencë të plotë rrethanat, dinamikën dhe autorët e kësaj ngjarje të rëndë, në të cilën ra në krye të detyrës oficeri i Policisë, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy kolegë të tij”, shkruan Berisha.
Sigal