Berisha bën denoncimin e radhës: Policia, trafik droge nga Porto Palermo

99
Ish-kryeministri Berisha denoncon se kreu i postës së Himarës me ish-shefin e kufirit në Dhërmi po transportojnë drogë vazhdimisht nga Porto Palermo. Duke iu referuar qytetarit digjital, Berisha shkruan nëpërmjet një postimi në Facebook se Viktori bashkë me Sokolin së bashku me disa policë të thjeshtë po trafikojnë drogë para syve tanë. Postimi i plotë i Sali Berishës: Nga Porto Palermo vazhdon trafiku shtetëror i drogës! “Përshëndetje Doktor. Jam një qytetar nga Bashkia e Himarës. Dua t’ju informoj mbi gjendjen e trafikimit të hashashit në zonën e Porto Palermos. Sa herë që del gomonia e policisë në det dhe furgoni i policisë në qarkullim, ndodh që transportohet hashash. Këtë fenomen e kam parë shumë herë. Mund t’ju them se organizatori i këtij trafiku është ish -komandanti i postës së Himarës. Viktori bashkë me Sokolin ish -shefi kufirit të Dhërmiut, të cilët kanë me vete edhe disa policë të thjeshtë. Dua t’ju them se sonte po kryhet transport e pash me sytë e mi. Ju lutem në qoftë se e publikoni këtë mos më nxirrni në skenë, anonim ju lutem.”