Bashkim me Kosovën? Meta: Mbështes çdo iniciativë që nuk cënon marrëdhëniet Shqipëri-BE

453
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Debat Plus” të gazetarit Ermal Panduri në TV Dukagjini ka folur dhe për idenë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. 

Gazetari: Zoti Meta, a pajtoheni me homologun tuaj, Presidentin e Kosovës, zoti Thaçi, se duhet të hiqet ajo gërmadhë e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë?

 Presidenti Meta: Midis Kosovës dhe Shqipërisë duhet hequr çdo pengesë, që nuk cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Çdo pengesë duhet hequr. Heqja e taksës për shembull nuk e cenon këtë marrëdhënie.

 Gazetari: Për cilën taksë po flasim që të mos kemi keqkuptime?

 Presidenti Meta: Për taksën tonë, atë të Kalimashit.

 Gazetari: Në rregull, që të sqarohemi për të mos pasur keqkuptime në mesin e një debati për taksën me Serbinë…

  Presidenti Meta: Duhet të jemi i qartë. Çdo veprim që nuk cenon marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian gëzon mbështetjen time të plotë.

 Gazetari: Heqja e këtyre gërmadhave, a e cenon këtë marrëdhënie zoti Meta?

 Presidenti Meta: Tani, kur flitet për gërmadha natyrisht që kemi të bëjmë me një simbolikë të caktuar. E theksoj, çdo gjë që nuk cenon integrimin e Shqipërisë në BE gëzon mbështetjen time të plotë sa i takon marrëdhënieve me Kosovën.

 Gazetari: Për të qëndruar pak te pjesa e bashkëpunimit mes të dyja shteteve. Sa është bërë zoti Meta në heqjen e këtyre barrierave, pasi mendoj që janë të shumta mes Kosovës dhe Shqipërisë fatkeqësisht? Ose ndoshta janë shtuar edhe më shumë këto barriera. Deklaratat janë diçka tjetër, por realiteti është tjetër.