Basha:Qeveria fytyra e së keqes ta ndalim sa nuk është vonë

499
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar si “fytyra e së keqes” qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
 
Në një status në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se Rama nuk po qeveris por po gjobit.

“Brenda një viti, ekonomia hyri në krizë. Papunësia dhe varfëria ka pushtuar çdo familje. Qytetarët luftojnë sot për mbijetesë, për bukën e gojës. Nuk dinë të qeverisin por të gjobisin, nuk dinë të drejtojnë por të dhunojnë”, shkruan Basha në rrjetin social Facebook.
 
Sipas kreut të demokratëve kjo qeveri ka rritur taksat, borxhet, çmimin e energjisë, çmimin e naftës, ushqimeve, tarifat e shkollave dhe koston e jetesës.
 
“Premtuan mirëqenie, po sjellin shkatërrim të ekonomisë, vlerave demokratike dhe shtetit ligjor. Përmes dhunës synojnë t’i mbajnë shqiptarët nën ankthin e mbijetesës, nën frikën e së nesërmes. 24 vjet më parë, ne refuzuam shtetin policor dhe kthyem sytë nga shteti ligjor. Sot, nuk mund të lejojmë kthimin pas. Kjo është fytyra e së keqes dhe këtë të keqe ne duhet ta ndalim, sa nuk është vonë”, shkruan Basha.



basha ne fb