Basha:Edi Rama bllokoi mediat me një fjalim ordiner,u hoqi qytetarëve zërin e protestës

527
Sigal

Gazeta Telegraf/



Kryetari i Partisë
Demokratike ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook duke
thëne se Edi Rama po ushtron presion dhe kontroll të rreptë mbi mediat.

 

Statusi i plotë i Lulzim
Bashës

 

Pasi u hoqi të drejtën për të
vendosur me referendum, Edi Rama u hoqi sot qytetarëve edhe zërin e protestes
duke bllokuar mediat me një fjalim ordiner mbi qeverisjen e tij të korruptuar e
të zhytur ne krim. Edhe pse i quan mediat e kazanit, ju ushtron presion dhe
kontroll të rreptë. Këto janë vetëm shenjat e një fundi të turpshëm të një
oligarkie plehrash. Nuk i ndalon dot qytetarët, duke u hequr zërin nga ekrani.
Ata do te jenë edhe më të shumtë edhe më të palëkundur. Ata do të vendosin për
importin e mbetjeve. Ata, qytetarët, populli, asnjë parti, asnjë qeveri.