Basha: Reforma zgjedhore, urgjencë absolute, marrëveshja me Ramën “vdiq”

60
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se reforma zgjedhore është një urgjencë absolute dhe se forca e tij politike do të nisë konsultimet me grupet e interesit. “Reforma zgjedhore është urgjencë absolute. Duke filluar nga kjo javë do të nisim konsultimet me grupet e interesit. Ti japim fund blerjes së votave, kriminalëve në zgjedhje. Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë në opozitë, apo edhe çdo opozitë tjetër që është kundër kësaj qeverie”, u shpreh Basha në deklaratën e tij. Basha u shpreh se nuk ka marrëveshje me Ramën, dhe se ajo ka “vdekur” pasi sipas tij kryeministri Rama bleu votat. Kryedemokrati u shpreh se reforma zgjedhore është përparësi absolute dhe do të bëhet edhe nëse nuk do Rama. “Marrëveshja ka marrë fund. Në 25 qershor qeveria bleu votën e shqiptarëve. Marrëveshja ka marrë fund. Unë e thashë që në seancën e parë të Kuvendit. Marrëveshja vdiq sepse Edi Rama bleu votat, angazhoi të gjithë kriminelët’, u shpreh Basha. Duke folur për grupet kundërshtare të tij në PD, kryedemokrati tha se për të gjithë ka vend. “PD është e hapur për të gjithë dhe kushdo që të japë kontribut. Nga anëtar i saj e deri tek forumet më të larta”, tha Basha.