Basha: Rama-Meta përdorën administratën, policia nuk vepron ndaj bandave që dhunojnë opozitën

461
Kreu i PD-së, Lulzim Basha përkundër deklaratës së të parit të qeverisë, ka theksuar sot se dyshja në pushtet ka përdorur në shkelje të ligjit administratën në zgjedhje, si dhe ka përdorur policinë e shtetit. 
Basha ka përshëndetur deklaratën e Komitetit të Helsinkit, duke thënë se ajo shkon në linjë me gjithë shqetësimet e bëra publike ditë pas dite nga vetë opozita dhe Partia Demokratike.
“Kryeministri urdhëroi drejtorët e fushatës për të marrë në patronazh kutitë e votimit si shqiptarët e dëgjuan me zë në Shkodër, nga e cila as Rama e as Meta nuk u distancuan, por e kaluan me gënjeshtra. Përdorim i administratës është dokumentuar ë thirrjen e sektorit të shëndetësisë, burgjeve, arsimit, për të paraqitur listën e kandidatëve për të votuar me kush vendin e punës. Është faktuar pjesëmarrja e tyre gjatë orarit të punës e shpesh në ambientet e punës, kjo provohet në dhënien e certifikatëve të pronësisë me praninë e kandidatëve të pushtetit edhe në ambiente publike”- tha Basha.
Basha ka theksuar si një zhvillim tejet negativ të këtyre zgjedhjeve edhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë të policisë së shtetit në krah të kandidatëve të pushtetit ose mosveprimi i ligjit kur kandidatë të opozitës janë intimiduar e dhunuar nga bandat e pushtetit.
Sigal