Basha: Programi ynë ka prioritet zhvillimin ekonomik, jo premtime boshe

458
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë pasditen e kësaj të shtune në një deklaratë për shtyp, pas takimit me përfaqësues të CDU-së gjermane, ku ka publikuar modelet e zhvillimit që ofron opozita aktuale nëse merr pushtetin.
“Do përfundojmë procesin e hartimit të një alternative të plotë e të gjithanshme. Prioritetet tona kanë qenë subjekt i një inspektimi të hollësishem dhe për këtë falenderojmë CDU-në gjermane që na është gjendur pranë në këtë proces”, ka thënë Basha. 
Ai ka deklaruar se, projekti i programit të PD i përgjigjet sfidave me të cilat përballet Shqipëria. “Duhet të kthejmë besimin tek politika, si instrument i ndryshimit”, ka thënë Basha, për të shtuar se, “rritja e qëndrueshme ekonomike është e vetmja alternativë për zhvillimin”. 
“Kemi punuar me ekspertët për hartimin e një programi ekonomik. Angazhimet tona programore janë të realizueshme. Shtyllat e modelit tonë ekonomik janë konkurrenca dhe solidariteti”, ka thënë Basha.
Sigal