Basha nga Lezha apel qeverisë: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shpërndani ndihma për familjet e përmbytura

433
Sigal

 

Shqiptarët e përmbytur, Rama në luks. Kjo është e
papranueshme, është kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi
zonat e përmbytura në Lezhë. Së bashku me kryetarin e Bashkisë zotin Fran
Frrokaj, lideri i opozitës pa nga afër situatën në Spiten, ku gjendja është
kritike dhe në përkeqësim. Banorët janë braktisur në mëshirë të reshjeve që
vazhdojnë pa pushim, ndërsa qeveria është zhdukur në drejtim të paditur.

Banor: Me na ndihmue se na jemi në gradën e fundit.
Ne nuk kemi çfarë bëjmë tjetër, o me ik, ose me ju lut Zotit se me këtë qeveri
që kemi ne nuk kem pse i lutena. Ai nuk pranon, ai tallet me njerëzit, bë me
ardh ai këtu tallet me mue. Si Kryeministër shkarravinë është.

Basha: Ai nuk vjen këtu, ka shku në Amerikë për
ekspozitë.

Banor: Është përmbyt tanë Shqipëria, ai shkon atje.

Basha: Ai nuk do me ja dit as për ju, as për për ata
që thua ti, të tjerët. As për demokratë, as për socialistë, ai donë me ja ditë
vetëm për veten e tij. Në kulmin e kësaj situate, kësaj katastrofe ku qindra
hektarë janë përmbyt, qindra shtëpi janë përmbyt, ka pasur viktima, ai kërcet
dhe ikën për ekspozitat e veta. Kjo është gjendja e jashtëzakonshme. Nuk e
shpall gjendjen e jashtëzakonshme sepse nuk do të dëmshpërblejë dëmet që i janë
shkaktuar banorëve nëpër shtëpija, nëpër fusha e kudo tjetër. Situata është
shumë e rëndë. Këtu jemi për t’ju thënë që edhe në ditë të vështira bashkë jemi
e bashkë do të jemi, nuk ju lëmë vetëm.

Banor: Të lutem shumë kur të vish ne qeveri Bordi i
Kullimit ose ti kalojë shtetit, nesër e jotja si qeveri, ose ti kalojë komplet
bashkisë  dhe jo njëri i nënës dhe tjetri
i njerkës e të zihena nesër.

Kryebashkiaku Frrokaj tha se bashkia Lezhë e ka të
pamundur ta përballojë situatën, pasi qeveria i ka dhënë zero fonde. Por fondet
nuk kanë as për bordet e kullimit, tha Frrokaj pasi nuk janë prioritet i
qeverisë.

Fran Frrokaj: Mesa duket problemi është krejt lart
dhe vetëm lart sepse fondet janë gjithandej shumë të rrezikuara, edhe bordi i
kulimit po edhe bashkisë. Sidomos bashkia është “out” fare sepse ne kemi
kanalet e dyta dhe të treta dhe kanali i parë dhe hidrovori vazhdon të jenë nën
varësi të Bordit të Kullimit. Ka një farë diskordance, është edhe problemi i
mosfunksionimit të hidrovoreve të energjisë elektrike.

Kreu i opozitës i kërkoi qeverisë të shpallë
gjendjen e jashtëzakonshme, të nis shpërndarjen e ndihmave për banorët dhe të
zbresë në terren pranë qytetarëve.

Basha: Gjendja është alarmante, flet vetë. Ja
shikoni se si përparon njolla e përmbytjes. Asnjë autoritet qeveritar nuk është
i pranishëm. Kryeministri ka braktisur njerëzit, ka braktisur të përmbyturit
dhe ka shkuar për shtatë palë qejfe të kridhet për lukset e ekspozitave të veta
personale. Unë i bëj thirrje autoriteteve; të dislokohen urgjentisht në zonën e
përmbytur, të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ti vihen në ndihmë qindra
familjeve që janë të rrethuara nga uji, të mos ndalojnë për asnjë çast hidrovohet,
të mos fiken pompat dhe të ndizen vetëm kur vjen kryetari i opozitës, të
disolokohen mjetet për të hapur rrugët, të vihen në dispozicion të gjitha
kapacitetet e OSHEE-së për vendet ku mungon energjia elektrike dhe të fillojë
shpërndarja e ndihmës ushqimore dhe mjeteve të tjera aty ku përmbytja ka
dëmtuar në mënyrë të pariparueshme shtëpitë dhe e ka bërë të pamundur që të
kalojnë natën në shtëpitë e tyre. Shqiptarët e përmbytur, ai në luks. Kjo është
e papranueshme, kjo është kriminale.