Berinda Bulku: Mos i besoni më asnjë premtimi të qeverisë. Janë vetëm gënjeshtra elektorale.

507
Mos i besoni më asnjë premtimi të qeverisë. Janë vetëm gënjeshtra elektorale.
Befas, pas gati 8 viteve në qeveri “rilindja” ka nisur me premtime për rritje pagash.
E frikësuar deri në palcë për largimin e saj të sigurtë qeveria ka hapur thesin e gënjeshtrave për rritje pagash, projekte dhe investime, për të bërë brenda 100 ditëve që i ka mbetur atë çfarë nuk ka bërë dot për 8 vjet.
Premton rritje pagash për mjekët ndërkohë ka shkarkuar me qindra mjekë, specialistë, infermierë e staf mjekësor për shkak të tenderave të laboratorëve që i dha privatit, apo sepse denoncuan keq-menaxhimin e qeverisë me pandeminë.
Premton rritje page për mësuesit ndërkohë që e ka shkatërruar arsimin dhe trajtuar figurën e nderuar të mësuesit si militant dhe shërbëtor të “rilindjes.”
Premton rritje të pagës minimale ndërkohë që e ka çuar 40% të popullatës të jetojë në nivelin e mjerimit të 5 dollarëve në ditë.
Premtoi shpërblim për pensionistët për festën e vitit të ri ndërkohë pensionistët nuk arrinë të paguajnë faturat e energjisë elektrike, ujit, dhe ilaçet të cilat, sidomos në Durrës, janë më të lartat në vend.
Premton se do mbështesë biznesin ndërkohë 80% e biznesit të vendit është në faliment.
Gënjeshtra. Gënjeshtra. Gënjeshtra.
Në këto 100 ditë gënjeshtrat do shtohen edhe më shumë e do arrinë deri në marrëzi dhe utopi.
“Rilindja” ka shtuar dozën e mashtrimeve sepse po largohet.
Por Durrësi, e mbarë Shqipëria nuk do pranojë më të mashtrohet.
2️⃣5️⃣ prill shqiptarët do e largojnë përgjithmonë këtë sekt mashtrues, korruptiv dhe zhvatës që u tall me figurën e mjekut, mësuesit, sipërmarrësit, rininë, pensionistët e çdo familje të thjeshtë.
Berinda Bulku
Financë / Bankë
Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës
Sigal