Basha në Gjirokastër: 21 qershori dita e gjykimit, ndëshkim qeverisë

458
Eksodi i shqiptarve drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe roli i qeverisë në këtë aspekt kanë qënë kryefjalë e liderit të opozitës, Lulzim Basha, teksa prezantoi në Gjirokastër kandidatin e kësaj force politike, Igli Kokalari. 
Sipas Bashës shkak i eksodit është papunësia dhe kushtet e vështira ekonomike që kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes. 
“Mungesa e shpresës për të ardhmen duket tek qytetarët. Ky është eksodi i 2 pas 25 vitesh. Papunësia sot ka pllakosur vendin, ndërsa Rama-Meta mbushin xhepat, e nuk mnedojnë për qytetarët”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati shtoi se në 21 qershor shqiptaret do t’i tregojnë me votë vendin dyshes Rama-Meta. “Në 21 qershor është dita e gjykimit, le t’i themi po ndryshimit të madh. Populli mezi pret 21 qershorin të ndëshkojë qeverinë Rama-Meta”, theksoi Basha. 
Sigal