Basha me kryetarët e degëve: Në Janar nis aksioni kundër korrupsionit

408
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashaka mbledhur sot në një kryetarët e degëve të PD-së në rrethe në selinë e kësaj force politike.
Burime brënda Partisë Demokratike, bëjnë të ditur se ky takim i liderit të PD-së,Basha do të mbahet me kryetarët e rretheve për të trajtuar çështjen e aksionit të ardhshëm opozitar që do të ndërmarrë PD pas festive të fundvitit.
Aksionin kundër korrupsionit e paralajmëroi kryetari i Partisë Demokratike gjatë protestës së mbajtur me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, nga ku u shpreh se Janari do të jetë fillimi i aksionit më të madh të ndërmarrë ndonjëherë kundër korrupsionit, të cilën, sipas Bashës, e ka instaluar në çdo qelizë të Shtetit shqiptar Kryeministri Edi Rama.
Pritet që në këtë aksion të përfshihen edhe godinat e ministrive, që PD i konsideron si më të korruptuara
Sigal