Basha – Bushatit në Kuvend: Mashtrues, doli fjala ime se pse nuk hapen negociatat!

530
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është përplasur me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati duke i deklaruar se po i mashtronte haptazi shqiptarët lidhur me hapjen e negociatave e po ashtu edhe me votën që Shqipëria dha kundër SHBA-së në OKB.
“Rrallëherë do të keni shansin të shihni një mashtrues nën petkun e Ministrit të Jashtëm, – tha basha. – Kujdesen qeveritë që njerëzit që përfaqëosjnë Shqipërinë në botë të mos jenë mashtrues plagjatë të pakorrigjueshëm. Mashtruesi vuri fjalën në gojën time sikur i paskam thënë Mogherinit ‘baltë”, kur ju o zullumqarë vutë fjalën në gojën e Mogherinit se vetëm me Vetingut do të hapeshin negociatat. Kjo ishte baltë. Madje ju thashë se këto janë bajga që ju u shisni shqiptarëve. Ja ku jemi sot dhe fjala ime ka dalë se nuk është vetingu që hap negociatat, por janë banditët që ti ke sjell që janë bërë ministra të brendshëm dhe kanë bërë krimin dhe drogën. 
Krimi droga emigracioni, 4 vjet e keni zhytur Shqipërinë keq e më keq. Ky mashtrues ordiner nuk e fshin dot, se janë raporte të shkruara nga CIA, nga Departamenti i Shteti. Bredh nëpër botë me paratë e shqiptarëve. Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë detyruese. Ndaj mos këput mufka këtu se kjo është Rezolutë e Asamblesë dhe jo e Këshillit të Sigurimit.”
Sigal