Bardh Spahia: Kundër regjimit që kontrollon çdo pushtet e po izolon vendin!

509
Sigal

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia e ka komentuar rreshtimin e opozitës së re në krah të Edi Ramës për të shkarkuar Presidentin Meta, si detyra qesharake që ata kanë marrë përsipër, ti rregullojnë frymëmarrjen dhe ti plotësojnë tekat, timonierit të madh.

Spahia u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë sa më masiv në protestën e sotme që opozita do të mbajë në orën 20.00.

‘Parlamenti, teatri personal i kryeministrit! Ushtarët në rresht kundër armiqve të kryeministrit, që as votimet e veta nuk i lejon të lira. Ushtarët zbatojnë direktivat e timonierit, që as nuk denjon të qëndrojë në sallë për t’i dëgjuar. Fundja, detyrën qesharake që u takon po bëjnë: t’i rregullojnë frymëmarrjen e t’i plotësojnë tekat! Fuqia e qytetarëve është prej kohësh në sheshet e protestave! Kundër regjimit që kontrollon çdo pushtet e po izolon vendin! Ora 20.00 para kryeministrisë! #PerFemijet #PerShqiperine #RamaIk’-shkruan Spahia.