Balla: Mbyllën çerdhet për protestën Reagon Bashkia: Mashtrues ordiner

555
Deputeti socialist Taulant Balla nga Kuvendi ka akuzuar sot kreun e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha se urdhëruar mbylljen e çerdheve në kryeqytet, më qëllim që edukatoret të shkonin në protestën e PD.
“Nuk mund të rrinja pa thënë diçka dhe për protestën që sapo mbaroi. Sot mbaroi pa filluar, e ndërsa të enjten e kaluar ishte protesta më e shkurtër në histori. Protestuesi Sali sot duke parë se ishin drejtorë të shkarkuar për korrupsion, apo punonjës çerdhesh nuk shkoi t’i takojë por bëri deklaratën e radhës. Sot urdhi i Lulit ka qënë që çerdhet të mbyllen se edukatorët duhet të vinin në protestë. Lulzim Basha s’ka të drejtë të kërkojë llogari, sepse është i akuzuar për vrasjen e 4 njerëzve, për vjedhjen e 230 mln euro dhe për tradhti kombëtare. Ky është i vetmi, ndërsa babai i tij politik, shkon dhe më tej se është i vetmi i akuzar për genocid, për ‘97, për Gërdecin e për çdo gjë që ka ndodhur”, deklaroi Balla në Kuvend.
I menjëhershëm ishte reagimi i Bashkisë së Tiranës. Në një deklaratë të saj theksohet se gjitha çerdhet sot kanë funksionuar normalisht si çdo ditë tjetër.
Reagimi i poltë i Bashkisë së Tiranës
Pavarësisht se nuk ia vlen t’i përgjigjesh një mashtruesi ordiner i shpallur me vendim gjykate si Taulant Balla, Bashkia e Tiranës ndjen detyrim të sqarojë opinionin publik se të gjitha çerdhet sot kanë funksionuar normalisht si çdo ditë tjetër. E kuptojmë se trembet Edi Rama nga zemërimi i qytetarëve të Tiranës por ky është problemi i tij, i keq-qeverisjes së tij, pasigurisë dhe varfërisë që ka sjellë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë dhe prandaj përdor megafonin e tij për të gënjyer dhe mashtruar. Ora e llogaridhënies për keq- qeverisjen, varfërinë dhe mjerimin ku e kanë zhytur vendin po u vjen, prandaj nuk dinë se ç’ thonë dhe ç’ bëjnë.
Sigal