Asambleja, Meta: Të përmirësohet arkitektura e sigurisë së NATO-s

477
Arkitektura e sigurisë së NATO-s duhet të përmirësohet gjithnjë e më shumë. Kështu deklaroi kryeparlamentari Ilir Meta në seancën plenare të Asamblesë së NATO-s që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet. Meta tha se Bota sot nuk është ajo që ishte dje dhe vendet anëtare të Aleancës duhet të jenë të përgatitura për t’iu përgjigjur sfidave që kërcënojnë sigurinë globale. Sakaq Meta garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të jenë një anëtarë aktive e NATO-s, për sigurinë e përbashkët. Meta:“Asambleja Parlamentare e NATO-s ka mbështetur Shqipërinë në anëtarësimin e saj që u bë sëbashku me Kroacinë në 2009. Shqipëria do vazhdojë të mbetet anëtare aktive për tu përballur me ato sfida shumëdimensinale të sigurisë që kemi, të konsolidojmë , të jemi më të fortë për sigurinë e përbashkët sa i përket stabilitetit politik në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe pjesë të tjera të Mesdheut kjo për arsye të rritje të ISIS. 
Kemi kërcënime që na vinë dhe nga Lindja me konflikte të ngrira që janë të pazgjidhura, konflikte që vinë nga mospërfshirja, ekstremizmi, varfëria. Kemi dhe sulmet kibernetike. Po kështu aleancat e fshehta mes terroristëve dhe organizatave të tjera, trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, qenieve njerëzore. Të gjitha këto duhet të na tregojnë dhe janë sinjale për nevojën e menjëhershme për të forcuar angazhimin tonë për veprime kolektive për ti luftuar këto sfida të përbashkëta. Arkitektura e sigurisë duhet të rregullohet gjithmonë e më mirë. Asambleja Parlamentare ka një rol kyç për ti bërë shtetet anëtare të marrin hapat dhe vendimet e duhura. Bota sot është një vend ndryshe, siguria e të cilës vihet në pikëpyetje shpesh. Shpesh injorojmë Evropën Juglindore, Mesdheun, po janë fushat të konfliktit që dominojnë axhendat europiane.
Sigal