Arta Dade: Rilindja e braktisur,i humbet Zgjedhet

567
Sigal

Ish-ministrja Arta Dade: Rama i braktisur edhe nga socialistët. Opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme

Ish-ministrja e Jashtme e PS-së dhe ish deputetja Arta Dade, u shpreh mbrëmë se kryeministri Edi Rama është braktisur edhe nga vetë socialistët. Sipas ish-ministres së jashtme, kjo gjë favorizon opozitën, e cila sipas saj, i ka të gjitha mundësitë ta mposhtë në zgjedhje kreun e mazhorancës. “Duket sikur opozita ka marrë garanci që të ndërpresë protestat, të përfshihet në reformën zgjedhore, sepse ka gjithë mundësitë të fitojë zgjedhjet pasi Rama është braktisur dhe nga socialistët siç u pa dhe në zgjedhjet e fundit”, deklaroi Dade. Ish ministrja socialiste shkoi edhe më tej, teksa akuzoi mazhorancën se, në votimet e 30 qershorit, e braktisur edhe nga përkrahësit e saj, u detyrua të mbushë kutitë e votimit. “Në zgjedhjet e fundit u braktis Rama dhe nga socialistët. Në disa zona, ku unë e njoh mirë fizionominë zgjedhore, kishte mbushje kutish me fletë votimi që kalonin numrin e votuesve”, u shpreh ish ministrja e Jashtme e PS-së Arta Dade.