Arresti ndaj Tahirit, reagon avokati: Do apelojmë vendimin

479
Avokati mbrojtës i Saimir Tahirit, në një reagim për mediat, është shprehur se do apelojë masën e sigurimit personal dhënë sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Sipas Maks Haxhisë, masa arrest me burg është dhënë pa asnjë provë të re ndaj ish-ministrit të Brendshëm.
Nga ana tjetër, edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet të apelojë vendimin duke kërkuar arrest me burg për Tahirin. Edhe gjatë seancës së sotme, organi i akuzës bëri këtë kërkesë, por gjykata vendosi të japë një masë më të zbutur ndaj ish-ministrit, të akuzuar për përfshirje në trafik droge me grupin Habilaj.
Sigal