Armand Shmilli*/Qarkun e Beratit nuk mund ta përfaqësojë një goran si puna e Namik Dokles

480
Sigal

 Ka më shumë se 20 vjet që Namik Dokle ish-kryeredaktori i gazetës “Zëri i Popullit”, pas talljes historike që i bëri Ramiz Alia, duke e kandiduar për President të Shqipërisë, tanimë ka kthyer shikimin nga Qarku i Beratit, nga ku shpreson të marrë rrogën edhe për 4 vjet të tjera, duke u kandiduar si deputet i këtij qarku. Ka disa mandate rresht, që goranit Namik Dokle nuk po i zënë këmbët dhe, pasi ai për dy mandate rresht, ka qenë deputet i Cërrikut, e pastaj, pasi e përzunë nga Korça, përfundoi në listën e Beratit, ngaqë nuk kishin se ku ta “shkarkonin”. Por në fakt, qytete të tilla tradicionale, historike dhe kulturore si: Berati, Kuçova, Poliçani dhe Skrapari, nuk munden kurrsesi të njollosen nga përfaqësimet partiake nëpërmjet emrave të tillë, të cilat i kanë dalë tepër edhe vendlindjes së vet. Namik Dokle është trembur nga kandidimi në Kukës sepse rrezikon të humbasë edhe në zonën e prindërve apo gjyshërve të tij, e cila në fakt është vendlindja e Namikut. Por duke qenë i pasigurt për listën e Kukësit, Namik Dokle ka fluturuar si “lakuriq nate”, nga njëri qytet në tjetrin, duke u transferuar gjatë këtyre javëve, nga lista e Cërrikut, në Korçë dhe më vonë në Beratin tradicional,  i cili për hir të së vërtetës nuk mund të pranojë kurrsesi emra kaq të kontestuar, jo vetëm në politikën shqiptare por edhe në jetën social shoqërore. Emri i përfolur i Dokles, për skandalet e mëparshme, të cilat nuk po i përmendim këtu, nuk mund të përputhet kurrsesi me kulturën, pastërtinë morale dhe urtësinë beratase. Tentativa e Partisë Socialiste për të çuar një goran të Kukësit, në Berat është në rastin më të mirë, një budallallëk i PS-së dhe në rastin më të keq, nj provokim i rëndë për popullsinë beratase. Përse PS-ja, nuk çon një kandidat të Beratit në Kukës, por cakton një kuksian në Berat? Kjo vërejtjeje serioze vlen që të rishikohet seriozisht, para ase të jetë vonë dhe përpara se krerët e kupolës rozë të pendohen. Një fjalë e urtë beratase thotë: Më mirë mendohu dhe thuaj ç’do të bëj, se sa të pendohesh e të thuash ç’bëra”.

Mashtrimi me veteranët

Gjatë këtyre ditëve të fundit, Namik Dokle ka bërë sikur është interesuar për problemin e veteranëve, për hallet e tyre etj., duke bërë premtime të ndryshme ndaj tyre, nëse ai do të zgjidhet si deputet i kësaj zone. Por e vërteta është se asnjë prej veteranëve nuk mund ta besojë dot, njeriun, i cili në ditën e çlirimit të Tiranës, nuk vuri asnjë kurorë në varrezat e dëshmorëve tanë. Si mund të besohet njeriu, i cili më 7 prill, u mbyll gjëkundi, duke u marrë me punët e tij dhe nuk u duk, në asnjë prej lapidarëve për të nderuar rezistencën e Mujo Ulqinakut, apo të gjithë patriotëve tanë. Në atë kohë ai ndofta ishte duke shkruar ndonjë pjesë nga drama e tij e dështuar, me titullin “Shën Mëria e Beratit”. Për të cilën qytetarët e Korçës e dëbuan atë jo vetëm jashtë sallës së teatrit, por e ndaluan fare shfaqjen e saj. Se ç’punë kishte gorani i Kukësit që të njolloste Shën Marinë e Beratit, kjo gjë nuk ka për t’u marrë vesh kurrë. Sepse politikani i dështuar që vendosi të bëhej dramaturg në moshën e pleqërisë, nuk e kishte mësuar akoma që “ABC-ja e çdo shkrimi kalon nga respekti për njeriun dhe besimin e tij, e jo nga tallja për të.

Gjatë kësaj periudhe, Namik Dokle është përpjekur të takohet me ish- ushtarakët, por çdo tentativë e tij ka rezultuar me dështim. Sepse për ushtarakët ai është dy herë fajtor dhe konsiderohet si njeriu më i zi, pasi në kohën që ishte zv/Kryeministër në vitet2004-2005 miratoi një ligj denigrues për ushtarakët. Dhe në mënyrë hileqare, u la që efektet negative të këtij ligji, të fillonin në muajin shtator, pra,  pasi ai dhe Nano të kishin ikur nga qeveria. Sepse zgjedhjet e u bënë në maj. Por Berati ka shumë mospërputhje me kandidatura të formatit të Dokles dhe nuk mund të njehsohet kurrsesi me defiçencat e sjelljeve të tij.

 *Polican