Arka e shtetit është bosh, nuk paguhen pensionistët

550
Fakti i djeshëm
Dje në Zyrat e sigurimeve shoqërore te Liceu në Tiranë, nuk kishte para për pensionet e pensionistëve! Pensionistët ndenjën në rradhë deri në orën 12.30, pasi edhe ato nëpunëse që shërbenin nuk e dinin nëse do t’u vinin lekët për të paguar pensionin e muajit për pensionistët. Vetëm nga mesdita, u thonë pensionistëve që sot nuk mbërritën lekët, pa dhënë arësye të mjaftueshme, por ama i ngushëlluan se nesër, ndoshta do të mbërrijnë lekët dhe ata, le të vijnë sërish në zyra, meqë janë të… ngeshëm.
Ku janë paratë për pensionet?
Sado që pyetën me shqetësim pensionistët, përse nuk erdhën paratë e pensioneve të tyre, asnjë nga nëpunëset e zyrave nuk mund të jepte ndonjë përgjigje. Natyrisht, bankat punojnë dhe problemi i parave për pensionistët nuk është banka. Atëhere?….Arka e shtetit është e boshatisur. Nuk kishte dje lekë që të paguante as pensionin e pensionistëve, ato qindarka që marrin dhe me të cilat u duhet të paguajnë ilaçet, faturat e dritave, sepse në të kundërt, shteti u vendos kamatën, osë gërshërën. Prapë pensionistët , pas pritjeve në radhë, u kthyhen duarbosh pa atë pensionin që del vetëm për kotheren e bukës! S’ka para vallë arka e shtetit as për pensionet?! Një grua , që shoqëronte dy prindërit e saj, e revoltuar, që shteti dje nuk u pagoi pensionin, tha me zemërim, se prindërit që jetojnë në shtëpinë e tyre, nuk kanë më lekë të paguajnë as bukën, ndaj ajo do të detyrohet të ndihmojë prindërit, sepse qeveritarët kanë marrë me vete të gjitha lekët e arkës së shtetit, për të bërë pushimet e tyre.

 Nuk është çudi! Qeveritarët, drejtuesit e administratës publike, të gjithë tani janë me pushime luksoze jashtë vendit, ku vetëm një natë hoteli kushton 2.000 euro. Nuk është e sigurtë që edhe sot shteti do t’u paguajë pensionistëve paratë e pensionit të muajit. Të ardhurat e buxhetit janë tkurrur shumë, FMN nuk e nënshkroi marrëveshjen e rradhës të huasë me qeverinë tonë, pikërisht nga mosrealizimi i të ardhurave. Në shtator qeveria do të sjellë në Kuvend Aktin Normativ për shkurtimin e shpenzimeve të buxhetit të 2015, por që në fakt, pasojat e kësaj i hoqën pensionistët që nuk morën dot pensionin e muajit. 
Sigal