Arben Manaj: Shefi i BE-së, Mr Juncker ose siç njihet ndryshe “Mr.Konjaku”, bën çorap zgjedhjet e qershorit

701
Sigal

Ish-gazetari i BBC, Arben Manaj ka ironizuar deklaratat e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, pasi dje në konferencë me kryeministrin Edi Rama nga Brukseli foli për zgjedhjet në Shqipëri, sipas tij në prill.

Duke e cilësuar me ironi edhe si ‘Mr.Konjaku’, gazetari shton se sa seriozë janë mendimet e zyrtarëve të tillë në fund të mandatit, pas zgjedhjeve të fundit në Parlamentin Evropian.

Nga Arben Manaj

Shefi i BE-së Mr Juncker ose siç njihet ndryshe “Mr.Konjaku”, del çakërqef në konferencë shtypi në Bruksel me kryeministrin, duke bërë çorap zgjedhjet , e qershorit i bën në prill!!

Imagjino sa serioze janë kur bëhen tapë dhe presim ne të japë mendim konstruktiv si të shmanget një përplasje civile në vend!

Qesharak edhe në ditët e fundit të posteve zyrtare të cilat do i lënë pas zgjedhjeve të fundit për parlamentin evropian, bashkë me kuqalashen Mogerini së cilës nuk do ja shihni më surratin pas disa javësh! Vetëm amerikanet duket se janë më serioz në analizimin e gjendjes së vështirë në Shqipëri!

Zoti e ruajt Shqipërine nga ata që “ s’kanë dieta udhëtimi dhe shërbimi” si Mr.Shame on you!