Ambasadorja e re e Danimarkës, Liselotte Plesner, i paraqiti Letrat Kredenciale, Presidentit Meta

662
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, pranoi Letrat Kredenciale nga Ambasadorja e re e Mbretërisë së Danimarkës në vendin tonë, zonjës Liselotte Plesner.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Danimarka i ka dhënë Shqipërisë gjatë tre dekadave në zhvillimin e demokracisë dhe të institucioneve.
Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe duke u ndalur në fushën e turizmit, shprehu besimin se vendosja e fluturimeve direkte në periudhën e verës, mes Kopenhagenit dhe Tiranës, do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit në këtë fushë dhe të kontakteve të drejtpërdrejta mes shqiptarëve e danezëve.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu edhe rolin dhe mbështetjen e Danimarkës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe për vijimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.


Sigal