Ambasadorja e BE-së, Vllahutin përshëndet arrestimin e Tahirit, por… rikujton prezumimin e pafajësisë

498
SHBA dhe të gjitha vendet evropiane e mirëpritën dhe e përshëndetën (më në fund) arrestimin e ish-ministrit Tahiri. Ambasadorja e BE-së në Tiranë, edhe ajo e përshëndeti, por theksoi se “Bashkimi Evropian përgëzon punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe zhvillimet e fundit pozitive lidhur me hetimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa rikujton, se prezumimi i pafajësisë është një element themelor i së drejtës për një procedurë të drejtë gjyqësore…”. Ambasadorja Vllahutin, duke përmendur “prezumimin e pafajësisë” për Tahirin, mbase “u tërheq veshin” opozitës për akuzat që i adreson qeverisë për përgjegjësinë që ka për çështjen “Tahiri”, kur vetë ambasadorja Vllahtin tërë kohën ka heshtur për përgjegjësitë e ish-ministrit Tahiri, sikurse ka heshtur edhe për kultivimin e hashashit në Shqipëri, ka heshtur për bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë të Policisë së Shtetit me trafikantët e hashashit, ndërkohë që shtetet e BE-së, sikurse Italia dhe Gjermania, Holanda i kanë kërkuar vazhdimisht qeverisë së Ramës të luftojë krimin dhe trafikimin ndërkombëtar të drogës. Ambasadorja Vllahutin nuk ka folur as për 613 kg e kokainës së kapur në Durrës. Me qëndrimin e saj publik në Tiranë, ambasadorja Vllahutin duket qartë që është në pozicione gati të kundërta me qëndrimin politik të vendeve të Bashkimit Evropian për problemet e bashkëpunimit të zyrtarëve të qeverisë në Tiranë me botën e krimit.
Sigal