Ambasadori i OSBE i bën apel Kuvendit: Largoni nga politika agjentët e Sigurimit të Shtetit

448
Sigal

Gazeta Telegraf/

Kryetari i
Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, mori pjesë në
veprimtarinë “Hapja e dosjeve të Sigurimit – Sa më shpejt aq më mirë”,
organizuar nga fondacioni “Konrad Adenauer Stiftung”, në kuadër të “Ditëve të
Kujtesës”. Ai tha se përvoja e vendeve të tjera, që janë përballur me të
shkuarën, tregon se vetëm përmes zbulimit, trajtimit dhe diskutimit rreth
padrejtësive të shkuara, arrijmë të mos lejojmë të shkuarën të bëhet barrë për
të ardhmen. “Me keqardhje konstatojmë se, edhe pse ka kaluar mbi një vit e
gjysmë nga hyrja në fuqi e ligjit dhe pavarësisht se Kuvendit i është dërguar
një listë me 11 kandidatë potencialë për 5 anëtarët e këtij Autoriteti, Kuvendi
ende nuk ka votuar për kandidatët. E përshëndetëm hovin që u duk se do të
shoqëronte zbatimin e këtij ligji dhe dëshirojmë të shohim personat përgjegjës
të marrin masat e nevojshme për ta kthyer në axhendën e parlamentit, për të
mundësuar zbatimin e ligjit dhe hapjen e dosjeve në përputhje me ligjin”, tha
ai.