Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 Qe

422
Sigal

Deklaratë e Ambasadës së SHBA-ve për Zgjedhjet Parlamentare në Shqipëri

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon qytetarët e Shqipërisë, të cilët morën pjesë masivisht në zgjedhjet kombëtare të 23 Qershorit 2013 për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj të ardhmes demokratike të Shqipërisë. Me përfundimin së afërmi të numërimit, nxisim institucionet zgjedhore të certifikojnë me shpejtësi zgjedhjet dhe të konfirmojnë vullnetin e popullit shqiptar. Pas formimit të një qeverie të re, nxisim udhëheqësit dhe zyrtarët shqiptarët të riangazhohen ndaj procesit të integrimit europian dhe reformave të tjera që nevojiten. Ndonëse pjesa më e madhe e votimit në ditën e zgjedhjeve dhe numërimi që pasoi u zhvilluan në mënyrë të rregullt, pati disa akte të pafalshme dhune që njollosën frymën e zgjedhjeve. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse ta përjetojnë diçka të tillë; ata meritojnë të hedhin votën e tyre dhe që ajo të numërohet në një mjedis të sigurt, të lirë nga kërcënimet dhe shtrëngimet. Falënderojmë Kryeministrin në largim Sali Berisha dhe vlerësojmë mbështetjen e tij konsekuente për marrëdhënie të forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

  U.S. Embassy Statement on Albania’s Parliamentary Elections

 The United States Embassy congratulates the citizens of Albania, who turned out in large numbers during the June 23, 2013 national elections to reaffirm their commitment to Albania’s democratic future.   With the (imminent) conclusion of the counting, we encourage the electoral institutions to quickly certify the results and to confirm the will of the Albanian people.  Following the formation of a neç government, we urge Albanian leaders and officials to rededicate themselves to the European integration process and other needed reforms. Although much of the voting on Election Day and the subsequent counting went smoothly, there were some deplorable acts of violence which marred the spirit of the elections.  Albanian citizens should not have to experience this; they deserve to cast their ballots and to have them counted in a safe environment, free of intimidation and coercion. We thank outgoing Prime Minister Sali Berisha and appreciate his consistent support for strong relations between the United States and Albania.