Kryemadhi merr pjesë në një aktivitet me fëmijët dhe jep një mesazh të rëndësishëm

463
Deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndonëse fundjavë,  ka qenë e pranishme në një aktivitet të organizuar nga Bashkia Cërrik, dhe e gjitha kjo në kuadër të Muajit të Tokës.
I pranishëm në këtë aktivitet me nxënësit e shkollës, ka qenë dhe piktori i njohur Kosta Zhonga, i cili ndihmoi nxënësit të krijonin vepra arti nëpërmjet riciklimit.
Ndërsa Kryemadhi shprehet se aktivitete të tilla duhet të zhvillohen më shpesh që çdo fëmojë të zhvillojë prirjet e tij.
“Në kuadër të Muajit të Tokës mora pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga Bashkia Cërrik. I ftuar ishte piktori Kosta Zhonga, i cili ndihmoi nxënësit e shkollës “Vasil Belshi” të Shtërmenit për të krijuar vepra arti duke ricikluar.
Kënaqësi të shihja nga afër shpalosjen e ideve dhe talenteve të tyre në format nga më të ndryshmet. Pranë fëmijëve sa vjen e të shtohet dëshira për ta bërë vendin tonë ashtu siç ata e projektojnë, të bukur, me ngjyra dhe plot pozitivitet. Aktivitete të tilla duhet të zhvillohen sa më shumë për t’i dhënë shansin çdo fëmije të zhvillojë prirjet e tij”, shprehet Kryemadhi, e cila shesh herë ka marrë pjesë në aktivitete, në kuadër të muajit të Tokës.
Sigal