Akuzat e PD për vëllain e ministrit, Rama: Nëse Xhafaj do kishte përgjegjësi do fliste SHBA e BE

466
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të PD për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili rezulton i dënuar në Itali për trafik droge. Rama tha se ky është një rast i njohur dhe se nuk implikohet qeveria apo vetë ministri Xhafaj. Sipas tij, nëse ministri do kishte përgjegjësi për këtë çështje do kishte folur SHBA dhe BE.
“Fakti është i njohur për të gjithë shqiptarët sepse nuk janë të detyruar ta kenë gjithmonë mendjen tek kjo tollovi e madhe. Ky fakt është njohur edhe nga partnerët ndërkombëtar. Përpara se të flisnin këta do kishte folur miku unë, ambasadori i SHBA dhe BE. Nëse Xhafaj do kishte përgjegjësi, do kishin folur edhe ata që nuk kanë lënë rast pa folur. Ata as kanë folur dhe as kanë çfarë të thonë fare. Për ata ky është një fakt i njohur dhe nuk përbën asnjë implikim direkt ose indirekt qoftë të qeverisë së këtyre, qoftë tonën. E vetmja referencë e besueshme janë ata të cilët na vëzhgojnë nga monitorojnë dhe na kritikojnë, herë më të drejtë dhe herë të pa drejtë. Si ka mundësi që ndërkohë që shpërtheu ky zbulim, ambasadori Amerikane nuk ju referua fare këtij fakti kaq tronditës.
Ai foli për një fakt tjetër pasi një lëvizje të kreu të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këta akuzuan mua dhe neve, por foli vetë ambasadori amerikan. Do kishte dal miku ynë i shtrenjtë dhe njohësi i kudondodhuri gjithë proceseve për të vënë drejtësie”- tha Rama.
Sigal