Akuzat bombë nga SHBA/ Judicial Wath: Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi

474
Sigal

Ditën e djeshme ‘Judicial Watch’ ka bërë të tjera akuza në lidhje me skandalet e njëpasnjëshme që po ndodhin në Shqipëri si dhe lidhjet e errëta mes kryeministrit Rama dhe biznesmenit George Soros. Organizata “Judicial Watch”, e cila ka bërë lajmet më të thelluara investigative mbi lidhjet e errëta të organizatës Soros, ish-ambasadorit Lu dhe kryeministrit Rama për reformën në drejtësi, ka zbardhur sot në You Tube përmes shefit të saj 5 investigimet më të mëdha të saj, ku mes mes tyre përfshihet edhe ai për Shqipërinë. Lidhur me këtë, çështje drejtuesi i ‘Judical Watch’ thekson se Reforma në Drejtësi u bë për të hequr disa gjyqtarë që u cilësuan të korruptuar dhe që në fakt u zëvendësuan me njerëz të partisë në pushtet. Po shefi i ‘JW’, hedh akuza të forta mbi kryeministrin Rama, i cili sipas tij e ka kthyer vendin nën pushtetin e korrupsionit. Sipas William F. Marshall, pas Ramës qëndron Soros dhe është ai në të gjitha këto plane që i kanë dhënë vendit vetëm korrupsion dhe krim të organizuar. ‘Organizata Soros përmes kapjes së shoqërisë civile, mori nën kontroll reformën në drejtësi. Ato publikisht dolën sikur do hiqnin gjyqtarët e korruptuar, por në fakt ata hoqën ato që deshën dhe vendosën aty gjyqtarë me prirje të majta që mbështesin pushtetin në fuqi. Kryeministri i Shqipërisë është një pasardhës komunisti, babai i tij ka qenë në Byronë politike, ka qenë i lartë në partinë-shtet. Edi Rama tani është socialist, por zbaton të njëjtën strategji dhe stil si komunistët. Niveli korrupsionit tani ka kapur majat. Nën regjimin e Edi Ramës, që është mik i ngushtë i George Soros, Shqipëria u bë vendi me shpërndarjen më të madhe të kanabisit në Evropë. Nëse do shohësh nivelin e korrupsionit do kuptosh, sipas edhe transparencës, se ai ka kapur majat nën pushtetin e Ramës. Dhe dihet që pas Edi Ramës është George Soros…’, deklaroi William F. Marshall.