AKU, pjesë e lojërave midis bizneseve, nuk publikon kush i importon

586
Sigal

Pasiguria ushqimore, miellin serb  për kafshë e gatuajnë për njerëzit në Shqipëri

Gazeta “Telegraf: e ka shkruar vazhdimisht, që shqiptarët nuk dinë se çfarë hanë, pasi ushqimet e importuara janë të pakontrolluara. Edhe ndonjëherë që AKU, kap ndonjë sasi mishi të infektuar nga salmonela, miell serb të destinuar për konsum kafshësh, por që gatuhet bukë, biskota dhe makarona,, nuk i publikon kurrë emrat e bizneseve dhe emrat e pronarëve, që importojnë  qindra tonelata ushqime, që rrezikojnë shëndetin publik. Përkundrazi, AKU publikon emrin e ndonjë restoranti, që nuk ka kushtet higjienike, emrin e ndonjë çobani, që ther kecin dhe qengjin në mal në natyrë dhe jo në thertoret moderne,  publikon ndonjë  dyqan të vogël, që shet 10 copë biskota të skaduara.

Sekuestrohet 51 ton miell serb për kafshët, por nuk dihet cila kompani?…

Kur çdo ditë vëmë në pikëpyetje se çfarë hamë apo hynë në vendin tonë AKU n ka sekuestruar 51 ton miell misëri për kafshët në Pikën Doganore Morinë evidentoi dy subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell misëri për kafshë” me origjinë nga Serbia. Konkretisht, mielli i misëri për kafshët, me sasi 25 ton dhe 26 ton u konstatua se në dokumentacionin që shoqëronte ngarkesën gjithsej 51 ton kishte nivelin (8.6) më të lartë se norma e lejuar (5). “Gjithashtu kjo ngarkesë nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr. loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 51 ton miell misëri për kafshë. Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 51 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Edhe para 2 muajsh, bllokohen 55 ton miell gruri nga Kosova e Serbia

Një ngarkesë prej 55 ton “miell gruri” i ardhur nga Kosova e Serbia është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Morinë evidentuan 2 subjekte të cilët do të fusnin në Republikën e Shqipërisë produktin “miell gruri” me origjinë nga Kosova dhe Serbia. Pas analizave rezultoi se mielli nga Kosova kishte nivelin e proteinës më të ulët se norma e lejuar për prodhim buke. “Konkretisht, për ngarkesën 30 ton “miell gruri” nga Kosova me nr.loti 06, pas analizave të kryera nga laboratori i DRAKU, Durrës ky produkt rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Konkretisht sipas ekzaminimeve laboratorike niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 %, 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është max 13%” informoi AKU. Ndërsa për ngarkesën 25 ton “miell gruri” nga Serbia produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Pra, raport analiza nuk ka nr.loti, date prodhimi/skadimi që ta lidhi me produktin 25 ton miell gruri. Për më tepër niveli i proteinës së deklaruar në raport analize(12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%). Menjëherë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Pse nuk denoncohen bizneset që spekulojnë me ushqimet?

Përse AKU nuk vepron sipas ligjit, jo vetëm që të publikojë emrat e bizneseve dhe biznesmenëve, por edhe të depozitojë padi në prokurori kundër këtyre bizneseve? Qytetarët duhet të dinë emrat  e bizneseve që importojnë miell serb për kafshët, të dinë se cilët e gatuajnë, që t’i bojkotojnë këto biznese, prandaj AKU e ka detyrim ligjor të informojë qytetarët.