Aksident tragjik, vdes i riu shqiptar

478
Një aksident rrugor i regjistruar ditën e djeshme, i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Zakynthos të Greqisë. Viktima është 29 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur në raportimet e medieve helene.
Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale, i riu ishte nën drejtimin e një motoçiklete, që doli nga rruga Volimon-Zakynthos, në Agios Nikolaos. Shqiptari nuk arriti të mbijetojë.
Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.
Sigal