Ahmetaj: Mos i trajto statistikat emocionalisht. Blushi: Ç’patët me mua? Jam në opozitë prej 12 vitesh

45
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj iu kundërpërgjigj kritikave të deputetit Ben Blushi, ndërsa theksoi se ky i fundit nuk merr vesh nga financa dhe s’i kupton ligjet. Nga ana tjetër ai shtoi se nuk e ka për detyrë që t’i shpjegojë ligjet Blushuit.
“Do të të lutesha që jo vetëm që ti kuptosh, por mos ta trajtosh statistikën jo emocionalisht. Totali i borxhit është 110 mld lekë. Mbaji shënim (I drejtohet Blushit). Do ta mësosh më vonë, s’ka gjë. Falen pa kusht 29 mld lekë, që ta kuptosh se çfarë do të thotë që ‘falen pa kusht’. Kam një pyetje retorike: Kur fermerët e duhanit i falim, për shkak të tregtimit të duhanit në rrugë, ca janë këta? Të pasur? E di ti që këtu kemi vënë taksë super për makinat e luksit. Sot për këta që janë në nevojë hoqëm një taksë. Pse e mohon? Se kam për detyrë që të lexoj ligjin faqe më faqe. Meqë ti e voton kundër këtë maxhorancë, ka ulur taksat. E vërteta është e vërtetë. Ne nuk i ndajmë në të pasur dhe të varfër e më pas i lyejmë me bojë. Nuk i ndajmë për arsye politike. Ju thatë pse tani? Kjo nuk është tani, pas ka nisur në mars të 2016-ës. Minimumi jetik si rritet? Duke i rënë bilbilit ti dhe unë? Po bjeri bilbilit.”, tha Ahmetaj.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ben Blushit, i cili kërkoi fjalën për replikë. Blushi theksoi se nuk e kuptoi ‘rebelimin’ e Bushatit, Mimi Kodhelit dhe Ahmetajt. Ai ndër të tjera tha se prej 12 vitesh është në opozitë, pasi nuk ka pasur poste drejtuese, ndaj u shperh i çuditur për faktin se pse qeveria merret me të.

“Këto seanca përveç gjimnastikës, nuk japin gjë. Kush është vlera për publikun se unë e thash. Vlera është që tu tregojmë shqiptarëve se ça pune po bën kjo qeveri. Ju merreni me një njeri që ka 12 vjet në opozitë që nuk qeveris. Qeveria i kërkon llogari një njeriu që nuk qeverisë. Po ju për ça duhet të jepni llogari. Akuzoni për korrupsion..e kam fajin unë? Ditmiri ishte më i qeti sot, Do i them një fjalë; për shumë arsye nuk kam nënvlerësim për ty, por kur nisi konflikti para 3 vitesh, thonit Ukrainë, Ukrainë, se vjen nga fjala Krahinë. Ndaj s’vjen nga ajo. Doli Mimi këtu, dhe unë se kuptova se ca pati. Ca pate Mimi? Unë thash që Franca i dha çmim një emigranti, që e kam takuar si të tillë.”, tha Blushi.