Adelheid Feilcke: Askush nuk mund t’i bëjë presion Gjermanisë dhe BE. Fjala e fundit i takon Merkelit

620
Adelheid Feilcke, drejtore për Departamentin e Evropës në “Dojçe Vele”, tha se Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga Bundestagu 
Adelheid Feilcke, drejtore për Departamentin e Evropës në “Dojçe Vele”, tha se Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga grupet e ndryshme parlamentare. Duke komentuar në “360 Gradë” deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria mund të shohë nga Lindja, Feilcke thotë se deklarata të tilla janë të gabuara dhe nuk e trembin Gjermaninë dhe BE-në. “Fjalën e fundit e ka zonja Merkel. Shqipëria duhet të marrë seriozisht të gjitha zërat që vijnë nga grupet e ndryshme parlamentare. Mua personalisht më bëri përshtypje një fjalë identike midis deklaratës së kancelares dhe Krishbaum. Krishbaum tha para vizitës se Ramës në Berlin dhe të njëjtën fjali e thoshte edhe kancelarja Merkel. Reformat nuk i bëni për hatrin tonë, por për të mirën e shqiptarëve. Ata flasin në të njëjtën gjuhë. Më bëri përshtypje një tjetër deklaratë nga Berlini më konkrete dhe kritike, ishin ato të ministrit të Shtetit për Evropë, anëtar i Partisë Social-Demokrate. Mik i ministrit të Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati. Nuk janë fjalët e Lulzim Bashës të përkthyer në gjermanisht”, tha Feilcke. Ajo foli edhe për bisedën mes kancelares Merkel dhe kryeministrit Rama pas ditë më parë në Berlin, si dhe mundësinë e diskutimit të çështjes “Tahiri”. “Për fat të keq nuk isha në takimin me kancelarin, sepse ishte takim konfidencial në Berlin. Por, nga burimet e ‘Dojçe Vele’-s, biseda me kancelaren gjermane ka qenë shumë e hapur. Ndërsa në takimin me deputetët gjermanë është përmendur. Është përmendur edhe në tryezën e rrumbullakët. Ministri i Shtetit për Evropë e ka përmendur këtë çështje dhe ka shprehur shqetësimin e tij. Është gabim t’i bësh presion Gjermanisë dhe BE-së, për ndryshimin e kursit të Shqipërisë. Ne në Gjermani e shohin si një moment të rëndësishëm për hapjen e negociatave dhe nuk është mirë të luhet me këtë proces”, nënvizoi Feilcke.
Gjithashtu, avokati i njohur, Spartak Ngjela, thotë se kryeministri Edi Rama gaboi gjatë vizitës në Gjermani me dy çështje, atë për islamizmin dhe për Saimir Tahirin. “Rama gaboi në presion. Vajti në Gjermani dhe mendoi se mund t’i bënte presion politikës gjermane, se mos të jem unë, atje lulëzon islamizmi. Kjo ishte pak a shumë. Pranoni kështu siç jam. Ata qeshën. Politika amerikane ka qeshur, sepse e di mirë të vërtetën. Historia e një shoqërie që ka të njëjtën psikikë përsëritet në mënyrë identike. Enver Hoxha bindi edhe KGB-në dhe politikës sovjetike se po të mos jem unë, fitojnë jugosllavët. Ai mbeti i vetmi pa u eliminuar në ’56-n. Të njëjtën gjë bën ky tani pas 50 vjetësh, indirekt. Atë gabim që bëri atje e godit ashpër analiza amerikane. Ai ua thoshte shumë hapur se si vjen e ankohesh për islamizmin në Shqipëri në një kohë që ti je me Erdoganin. Ke pranuar një xhami 30 mln dollarë dhe ua konsideron këtë sikur vjen nga të tjerët. Bëri gabim politik të rëndë. Në Gjermani doli edhe aspekti i Tahirit”, u shpreh Ngjela.
Sigal